Ramiz Muçollari i armatosur u mbyllu në banesën, ku mbrëmjen e kaluar tentoi të vriste gruan dhe djalin e tij.
62-vjeçari hap zjarr ndaj policisë që mbërriti në vendngjarje. Përgjatë natës, e gjithë zona në fshatin Qesarakë u izolua. Me ardhjen e forcave të RENEA-s, autori vazhdoi të hapte zjarr, duke qëlluar me një mitraloz të lehtë.
Këtë mëngjes Forcat Speciale “Renea” hynë deri në katin e dytë të banesës së Ramiz Muçollarit, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës. Policia njofton se pas më shumë se një orë shkëmbime zjarri, 62-vjeçari është ekzekutuar.
Mbrëmjen e kaluar, autori ka tentuar të vrasë gruan dhe djalin e tij. Ai ka qëlluar me thikë bashkëshorten dhe ka tentuar të mbysë djalin. Pëllumbesha Muçllari dhe djali Kamber Muçllari, aktualisht ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Autori vuante nga probleme të shëndetit mendor. Dje, ai ka qenë për vizitë në spitalin psikiatrik, por nuk është shtruar në spital dhe pasi është kthyer në shtëpi, ka nisur konfliktin me familjarët.
Pamje: Pa koment
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#RENEA#Maliq#TopChannelNews
Ещё видео!