Shembja e një banese në zonën e Laprakës, pjesë e gjurmës nëpër të cilit kalon projekti për Unazën e Madhe ka sjellë paraditen e sotme orë tensioni mes pronarëve të objektit dhe punonjësve të Inspektoriatiti kombëtar për Mbrojtjen e Territorit si dhe forcave të policisë. Familja e Bajram Nelës kundërshtoi me forcë prishjen e një godine dy katëshe për të cilën sic tha pronari per skualifikimin nga procesi i legalzimit janë njoftuar vetëm dje. Ai kishte ankimuar vendimin. Përballë kundërshtimit të tij të vazhdueshëm për shembjen e pronës, policia ndërhyri duke e shoqëruar. Pronarja e shtëpisë në Laprakë që u shemb sot nga IKMT u shpreh për mediat se kërkoi tri ditë kohë për të lëvizur orenditë, por se kërkesa e saj u refuzua. Familja Nela mësohet se nuk banonte në këtë godinë, pasi e kishte dhënë me qira dy katet e saj, të parin për biznese dhe të dytin banim. Në mbështetje të banorëve shkuan sot dhe deputetë të Partisë Demokratike. Deputeti Klevis Balliu u bëri thirrje banorëve që të ngrihen në protestë.
Ещё видео!