Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë ka arritur të fitojë zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, kjo parti prin e pasuar me një diferencë të vogël nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
E treta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës e cila për 12 vjet me radhë ishte fituese e zgjedhjeve. Në bazë të këtyre rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë në Kuvend 31 deputetë, LDK 30 deputetë, PDK 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë dhe komunitetet 20 deputetë.
Pas shpalljes së fitores mbrëmë para qytetarëve, lideri i kësaj partie Albin Kurti ka thënë se menjëherë do të nisë bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm qeverisës.
Ndërsa Vjosa Osmani, kandidate për Kryeministre nga LDK-ja, në një konferencë për mediat në mesnatë ka thënë se është herët të flitet për rezultatet. Megjithatë kur u pyet për postin e Kryeministrit, ajo e cilësoi të rëndësishëm faktin se opozita ka arritur të dërgojë pushtetin e kaluar në opozitë.
Ditët në vazhdim pritet edhe numërimi i votave me kusht, atyre me post dhe personave me aftësi të kufizuara në mënyrë që të shpalet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.
Ndërsa në qendrën e numërmit dhe rezultateve sot janë pranuar të gjitha kutitë e votimit nga qendrat e votimeve në gjithë Kosovën.
Ещё видео!