Qytetarët serbë në Malin e Zi kanë dalë të mërkurën në një protestë në Podgoricë, për të kundërshtuar formimin e qeverisë së re, e cila nuk do të ketë asnjë përfaqësues nga partitë proserbe apo proruse.
Udhëheqësi properëndimor MIlojko Spajic I lëvizjes ‘Europa Tani’ u autorizua nga presidenti për të formuar qeverinë e re dhe deklaroi se nuk do të ketë në të asnjë përfaqësues nnga partitë pro-serbe apo ato pro-ruse.
Protestuesit bllokuan rrethrrotullimin në lagjen Zlatica që lidhet me autostraden kryesore të Malit të Zi. Ata mbanin flamuj ku dominonin simbolet serbe, ndërsa brohorisnin “tradhtia nuk falet”.
Policia deklaroi se qytetarët nuk kishin leje për të protestuar dhe se bllokimi I rrugës shkaktoi jo pak zemërim te malazezët, të cilët u detyruan të presin për orë të tëra në trafikun e rënduar.
Protesta e qytetarëve serbë në Malin e Zi vjen pas deklaratave të zyrtarëve në Beograd lidhur me mospërfaqësimin në qeverinë e re të partive pro-ruse dhe pro-serbe, të cilat fituan 13 vende në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi.
Pamje: AFP / VOA
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbet#MaliZi
Ещё видео!