Janë arena e përballjes së më të mirëve, por edhe një mundësi për spektakël: shoë gjigand që ka shoqëruar në kohë celjen e Lojrave Olimpike, është shansi më i mirë që ka vendi organizator për të shpalosur më të mirën e kulturës së tij. Por Japonisë, pandemia ia zbehu një mundësi të tillë. Ceremonia e celjes së Olimpikeve në Tokio nisi me një stadium gati të zbrazët në qytetin që vazhdon të luftojë me rastet në rritje të infektimeve. Në homazh të viktimave të kësaj sëmundje, u mbajt dhe një minutë heshtje.
Eventi nisi në 20:00 me orën lokale, në prani të më pak se 1.000 personave në një stadium që ka kapacitet për më shumë se 68,000 vetë. Sipas organizatorëve, vetëm rreth 15 udhëheqës globalë ishin të pranishëm në ceremoni – mes tyre edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Dy javë më parë, u vendos që të ndalohej gati plotësisht pjesëmarrja e spektatorëve në ngjarjet olimpike, pasi Tokio u detyrua të shpallte gjendjen e re të jashtëzakonshme prej Covid 19. Rreth 90 njerëz të akredituar për Olimpiadë, përfshirë disa atletë, kanë rezultuar positive. Atletët janë po kështu nën kufizime të rrepta. Ata duhet të mbajnë maskë në fytyrë gjatë gjithë kohës - përveç kur hanë, pinë, stërviten, garojnë ose flenë - dhe të minimizojnë ndërveprimin fizik me të tjerët, si dhe të testohen çdo ditë për koronavirus. Lojrat Olimpike Verore 2020 u shtynë nga viti i kaluar pikërisht për shkak të pandemisë. Ato përfundojnë në 8 gusht, e disa ditë më vonë, do të nisin Lojrat Paralimpike.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#LojëratOlimpike#Tokio#TopChannelNews
Ещё видео!