[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Durrësi dhe Selaniku, dy qytete bregdetare dhe porta lidhëse mbi 2000-vjeçare mes dy popujve kanë bashkuar edhe sot historinë mes tyre duke u binjakëzuar. Tashmë lidhja mes dy qyteteve do të jetë edhe simbolike. Pas emërtimit të një prej shesheve të Selanikut me emrin “Durrës”, edhe në qytetin tonë bregdetar një shesh do të mbaj emrin e qytetit grek. Pllakatën me emrin e Selanikut e ka sjellë vet kryebashkiaku.Me këtë rast, Butaris ka marre titullin Qytetar Nderi. Duke zbuluar origjinën e tij shqiptare nga Voskopoja, kryebashkiaku i Selanikut ka mbajtur qëndrim ndaj qarqeve antishqiptare në Greqi duke iu referuar rastit të prishjes së pllakatës me emrin e Durrësit në sheshin e Selanikut. Kreu i bashkisë së Selanikut ka konfirmuar se në këtë qytet jeton një komunitet prej 70 mijë shqiptarësh, të cilët tashmë janë plotësiht të integruar në shoqërinë greke.
Ещё видео!