#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
1 brokoli ( rreth 800 gr )
4 kokrra vezë
Kripë + piper të zi
50 ml qumësht
Vaj ulliri
200 gr mozzarela
Pak rigon
Pak piper të kuq
Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë për ta valuar. Presim brokolin me boce mesatare dhe përlajmë me ujë të bollshëm. Sapo ujë në tenxhere të ziejë shtojmë në të 1 lugë caji kripë dhe më pas brokolin. E lëmë të ziejë për 7-8 minuta. Më pas e kullojmë dhe e nivelojmë në një tavë ku kemi lyer bazën me pak vaj. Nivelojmë brokolin në të. Vendosim vezët e plota në një tas, shtojmë pak kripë + piper të zi, pak qumësht. I përziejmë mirë e më pas e shtojmë në tepsi tek brokoli. Presim djathin në feta ose grimë në rende dhe mbulojmë bocet e brokolit me djathë, pak rigon dhe piper të kuq. vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 20-25 minuta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!