#oranews #arbenkraja #spak
Drejtuesi i SPAK Arben Kraja nuk i komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në adresë të prokruroisë. I pyetur nga gazetarët pas raportimit në KLP, Kraja theksoi se nuk ndjehet i intimiduar nga deklarimet e kryeministrit dhe se Prokuroria e posaçme po vazhdon punën normalisht. Më herët gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, titullari i SPAK tha se stafi i tij është i vetëdijshëm për presionet ndërsa shtoi se SPAK është mbingarkuar artificialisht me dosje rryshfeti edhe për shuma deri në 10 euro.
Tirane- Kreu i SPAK Arben Kraja nuk i komentoi kritikat e adresuara së fundi nga kryeministri Edi Rama, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe eksponentë të tjerë të mazhorancës
Titullari i prokurorisë së posaçme tha se institucioni po vazhdon punën duke përjashtuar çdo situatë intimidimi nga deklaratat politike
Gazetarja: A ndiheni të intimiduar?
Arben Kraja: "Jo! ne po punojmë normalisht. Gjithë prokurorët e hetuesit vazhdojnë punën
Përballja e kreut të SPAK me median ndodhi në dalje të Këshillit të Lartë të prokurorisë, ku gjatë raportimit për punën e vitit të fundit, Kraja tha se stafi i tij është i ndërgjegjshëm për ndjeshmërinë e detyrës dhe presionet.
Kryetari I KLP Alfred Balla: Politika ka ngritur retorikën për anshmëri, a ndiheni të presionuar? SPAK dhe BKH nuk janë në sinkron, çfarë nuk shkon?
Arben Kraja: Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm për kë hetojnë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat.
Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat. Nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë. Kreu i SPAK u pyet edhe nga anëtarja e KLP Nurian Seiti se cila ishte gjurma që ai po lë si drejtues, por Kraja theksoi se nuk dëshiron të flasë për këtë. Ai vuri në dukje mbingarkesën e krijuar vitin e kaluar me çështje penale për shuma të vogla rryshfeti
Arben Kraja: Vitin e kaluar na mbytën me dosje për 10 euro. Me ndryshimet ligjore u liruam disi. Ne jemi të hapur për të diskutuar por aktualisht jemi më shumë të fokusuar për të zbatuar ligjin se sa për ta ndryshuar atë.
Pyetjeve të anëtarit të KLP Tartar Bazaj, kreu i SPAK iu përgjigj se nuk mund të flasë për çështje konkrete, madje, kujtoi se Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nuk mund të ushtrojë kontroll mbi çështje konkrete të SPAK-ut.
Arben Kraja: Nuk ka të drejtë KLP të kontrollojë punën e SPAK për çështje konkrete. Nuk do të keni mundësi ti shihni asnjëherë, nuk është detyra juaj.
Drejtuesi i SPAK theksoi se Byroja Kombëtare e Hetimit po plotësohet me staf por tashmë ambientet që kanë në dispozicion janë të pamjaftueshme.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!