[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Arrestohen në flagrancë autorët e dyshuar të vënies së zjarrit në Malin e Shëngjinit.U kapen ne flagrance shtetasit M.I. 34 vjeç, banues në Ishull Shëngjin dhe A.U. 24 vjeç, banues në Shëngjin.Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri - tjetrin, rreth orës 21:45 datë 22 gusht, në Malin e Shëngjinit tek ” Lugu i Lemes”, dyshohet që i kanë vënë zjarrin malit me qëllim hapjen e kullotave për bagëtitë dhe prerjen e lëndëve drusore për shitje, zjarr i cili ka marrë përmasa duke djegur disa hektarë bimësi e pisha si dhe rrezikuar banesa e jetë njerëzish. Flaket qe zgjaten per me shume se 24 ore moren përmasa te medha duke djegur disa hektarë bimësi e pisha si dhe rrezikuar banesa. Dy personat e arrestuan akuzohen per ” Shkatërrim prone me zjarr” kryer në bashkëpunim’. Nderkohe eshte proceduar edhe një shtetas tjetër për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke afër banesës së tij. Shtetasi me iniciale K.M. banues në Tresh - Lezhë, dyshohet që i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke rreth 500 m2 ku nga zjarri është djegur edhe rrethimi me shkurre i stanit të bagëtive të tij.
Ещё видео!