Lajme Arkiva 2006
Kostoja që duhet të paguajë çdo shqiptar për procesin e legalizimit dhe urbanizimit të ndërtimeve pa leje është 8 mijë dollarë.
Kështu shprehet kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Rama nënvizoi se ligjërimi parashikon çmim të njëjtë në çdo zonë e çdo qytet, një fakt ky sipas tij i papranueshëm për qytetarët si dhe fakti tjetër që çmimi është më i lartë për një shtesë të vogël sesa një shtëpi.
Edi Rama: “Kostoja financiare e juaja personale e secilit nga ju, e secilit nga ne për këto dy ligje, për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe për legalizimin e zonës informale është afro 8 mijë dollarë. Ky ligj parashikon të njëjtin çmim, të njëjtin çmim kudo. Në Tiranë, në Durrës, në Ersekë, në Rrëshen, në Tepelenë, kudo. Për një aneks pa leje paguan më tepër sa për një shpi dykatëshe pa leje.”
Ndërkaq Rama e ka quajtur të paaftë dhe gënjeshtar kryeministrin Berisha deklaratën e tij se socialistët e kanë kundërshtuar ligjin pa dhënë opsionet e tyre.
Kreu i selisë rozë ri përsëriti kërkesën e tij për një tryezë të përbashkët të partive politike, por me ekspertë të vërtet./tvklan.al
Gazetar: Rezart Lahi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!