[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kombëtarja e Kosovës duket se ka kristalizuar organiken e saj për ndeshjen e pare historike te fazës eliminatore për Botërorin e 2018, qe do te luaje kundër Finlandës ne datën 5 shtator. Pavarësisht se vete federata, nuk e ka zyrtarizuar listën, mediat ne Kosove kane zbardhur grupin e lojtareve, qe do te ketë ne dispozicion trajneri Bunjaku për takimin e pare. Pavarësisht se Kosovës i janë bashkuar shume emra lojtaresh qe luajnë ne Evrope, duket se tekniku i kombëtares me te re ne Evrope Albert Bunjaku dhe drejtuesit e federatës, nuk kane mbetur te kënaqur, sa i takon pritshmërive te tyre për lojtaret qe pritej t’i bashkoheshin Kosovës. Shqiptaret e Zvicrës, përfundimisht do te qëndrojnë me “helvetet”. Madje Granit Xhaka me nje letër te hapur, ka shpjeguar se perse nuk zgjodhi Kosovën, duke deklaruar se aktivizimi ne Evropian me Zvicrën, ia beri te pamundur një gje te tille ne baze te rregullores se UEFA-s. Pavarësisht kësaj, Kosova do te ketë një grup interesant lojtaresh, teksa ne porte bie ne sy Samir Ujkani, ne mbrojte, Loret Sadiku, Rrahmani, Ismaili i Hajduk Split etj. Mesfusha dhe sulmi janë repartet ku dominojnë lojtaret me nje CV me te pasur si Herolind Shala, Meha, Bernard Berisha, Valon Berisha i Salzburg, talenti i Herenven Zeneli qe braktisi Suedine, dy lojtaret e Man, Cityt, Celina dhe Bytyci, Halimi i Mainz apo edhe Rashica i Viteshes. Trajneri Bunjaku do te përpiqet te ndërtoje nje skuadër konkurruese me këtë organike lojtaresh, per te luajtur me dinjitet ne grupin kualifikues I, qe është realisht shume i forte me Kroacinë, Turqinë, Islandën, Ukrainën dhe Finlandën.
Ещё видео!