24 orë përpara se drejtësia të rishprehet, pas apelimit të vendimit që la në arrest shtëpie ish-ministrin e Brendshëm, Saimri Tahiri ballkonin e banesës së tij e kishte të vetmen hapësirë të kontaktit me jashtë. IN tv qëndroi për më shumë se 5 orë gjatë paradites së ditës së hënë pranë pallatit, ku është e vendosur shtëpia e Saimir Tahirit. Duket se është zgjuar vonë, pasi në ballkonin e shtëpisë Saimir Tahiri doli vetëm rreth orës 10:30 minuta. Dashamir Peza, ish-deputeti socialist e ka shoqëruar përgjatë gjithë paradites ish-ministrin Saimir Tahiri në shtëpinë e tij. I njohur si një nga miqtë e ngushtë të Edi Ramës, Dashamir Peza po i qëndron pranë Saimir Tahirit në këto momente të vështira, që po kalon përballë drejtësisë. Saimir Tahiri qëndroi më shumë e dy orë në ballkon, ku nuk mungoi as përshëndetja me dorë për gazetarët. Shoqërisë në ballkon iu shtua edhe bashkëshortja e ish-ministrit, e cila erdhi në shtëpi rreth orës 11:30 minuta. Biseda telefonike për minuta me rradhë, cigare dhe biseda me miqtë më të afërt që kanë zgjedhur t'i qëndrojnë pranë Saimir Tahirit në këto orë të izolimit të tij në shtëpi, ishin pamja për më shumë se 2 orë në ballkonin e shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm. Në ambientet e jashtme të pallatit miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushte të ish-ministrit kanë mbërritur, duke treguar kështu mbështetjen e tyre për Saimir Tahirin. Por shtëpinë e Saimir Tahirit nuk e vizitoi avokati, i cili duket se këtë të hënë ka nisur mbrojtjen për klientin e tij, pasi kanë vendosur të apelojnë vendimin, që la në arrest shtëpie ish-ministrin e Brendshëm. Vendimi i gjykatës, që la në arrest shtëpie Saimir Tahirin, pritet të apelohet të martën nga avokatët e ish-ministrit, të cilët do të kërkojnë një masë më të lehtë sigurie. Në të njëjtën ditë do të shqyrtohet edhe kërkesa e Prokurorisë, e cila në fakt kërkon një masë të rreptë sigurie për ish-ministrin, atë të “arrestit me burg”.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!