MALLAKASTER- Dy ditë pas aksionit të Inspektoratit Ndërtimor në autostradën Levan-Tepelenë për prishjen e një ndërtesë në fshatin Romas, aksion që u shoqërua me përleshje mes policisë dhe pronarëve të objektit, deputetët e Partisë Demokratike Bedri Mihaj dhe Kozma Dashi kanë shkuar pranë banorëve të zonës.
Këta të fundit nuk e kanë mirëpritur një gjë të tillë, teksa kushërinjtë e pronarit të godinës dykatëshe që u shemb u thanë deputetëve se janë kujtuar shumë vonë për t'u marrë me këtë problem, pasi mundi dhe djersa e tyre u kthyen në rrënoja.
Ndërkohë dy deputetët e Partisë Demokratike garantuan banorët se për prishjen e ndërtimeve në këtë zonë do t'i drejtohen Prokurorisë.
Aksioni për prishjen e godinës dykatëshe në fshatin Romas u shoqërua me kundërshtimin e ashpër të pronarëve dhe banoreve të zonës, por në fund falë dhe ndërhyrjes së uniformave të policisë, aksioni i finalizua me sukses.
Ещё видео!