Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan në kuadër të operacionit policor "Fee", kanë vënë në pranga një shtetase të huaj të shpallur në kërkim për shfytëzim prostitucioni.
23 vjeçarja peruane dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave.
Sakaq, një ditë më parë policia e Elbasanit vuri në pranga një 44-vjeçar me shtetësi të huaj, të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. 44-vjeçari peruan u kap në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Sakaq, disa ditë më parë Policia e Vlorës, ka proceduar penalisht katër shtetase të huaja, të akzuara për prostitucion. Katër shtetaset me origjinë nga Moldavia, Kolumbia, Kazakistani dhe Venezuela në bashkëpunim me njëra-tjetrën ushtronin prostitucion në qyetin e Vlorës në këmbim të parave.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!