Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, turin e tij elektoral e ndali në Vlorë në një takim me demokratë të këtij qyteti. Teksa kërkoi votën për kandidatët për këshillin bashkiak, ai edhe një herë iu rikthye situatës në Partinë Demokratike.
“Keqardhje kam për ata njerëz, një pjesë e tyre janë ata të cilët këto 50 vitet e kaluara, 80 vitet e kaluara ndoshta kanë qenë të persektuar, por se Zoti u ndriçoftë mendje, sepse sot më shumë sesa kurrë, jo nostalgjia e së djeshmes se sa qëndresa e sotme është vlera e vërtetë”, tha Alibeaj.
Për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike, Alibeaj edhe një herë akuzoi liderin historik të demokratëve, Sali Berishën.
“Sali Berisha filloi sulmin ndaj Partisë Demokratike me parimin: një parti që nuk mbron liderin e saj, nuk meriton të ekzistojë. Do të thotë që ishte I qartë, kërkonte asgjësimin total të Partisë Demokratike. Më shumë se aq, pas asaj deklarate, ne demokratët nuk mund ta mbronim më Sali Berishën. Ai zgjodhi, miqt e mi, zgjodhi që hallin personal ta bëjë problem të Partisë Demokratike. Ai zgjodhi të shpëtojë veten e tij dhe familjen e tij biologjike në kurriz të së ardhmes sonë politike. Familjen politike, Partinë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha e tradhtoi”, tha Alibeaj.
Në një situatë të tillë ai theksoi se është e nevojshme që të falenderohen të gjithë ata kandidatë që edhe sipas tij edhe kundrejt presionit kanë vendosur të përfaqësojnë Partinë Demokratike.
“Gjithsesi ajo se çfarë ne duhet të bëjmë në këtë situatë, do të duhet të bëjmë një gjë fare të thjeshtë, të falënderojmë të gjithë ata njerëz që sot në momentet më të vështira të PD-së kanë marrë një sakrificë. Kanë marrë një sakrificë të vështirë në aspektin elektoral, por në fakt është dhe një privilegj I madh që sot të dalim në ballë të Partisë Demokratike për të çuar në fund misionin që nuk u përmbyll në 1990-ën në 91-shin, atëherë kur komunizmi u përmbys, ose të paktën u pretendua që u përmbys”, u shpreh Alibeaj.
Alibeaj tha se Berisha sot po fton demokratët që të votojnë për Partinë e Ilir Metës, megjithëse ky i fundit sipas tij ka ndihmuar dhe mbajtur në pushtet Edi Ramën.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!