Mbi 2150 persona kanë hyrë në vend me tragete nga porti detar i Durrësit paraditen e kësaj të premteje. Ndonëse fluksi nuk ka nisur ende, numri i atyre që udhëtojnë me tragete ka ardhur në rritje gjatë ditëve të fundit duke sjellë dhe shtim të masave të sigurisë dhe shërbimeve në terminalin e trageteve në port. Edhe në dalje ka një numër të shtuar udhëtarësh.
Ndërkohë, sipas të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti kanë udhëtuar përmes portit të Durrësit mbi 240 mijë pasagjerë, ndërsa janë transportuar në rrugë detare 507,195 tonë mallra me kamionë dhe trajlera.
Vetëm gjatë muajit qershor transporti i udhëtarëve me tragetet e linjave të Barit dhe Ankonës u rrit me 13%. Statistikat tregojnë se janë përpunuar rreth 50,000 udhëtarë dhe 18,670 automjete në hyrje-dalje.
Në raport me qershorin e vitit 2022 vihet re një shtim i numrit të automjeteve që lëvizin përmes transportit detar dhe që reflektohet dhe në trafikun e shtuar dhe vendparkimet e munguara përgjatë rrugëve të qytetit. Statistikat tregojnë se muajin e kaluar kanë udhëtuar përmes portit të Durrësit 5,650 pasagjerë dhe rreth 10,430 automjete më shumë, në raport me qershorin e vitit të kaluar.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Durrës#Porti#TopChannelNews
Ещё видео!