#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
1 pako kërnace
1 luge gjellë gjalpë
2 lugë gjellë vaj ulliri
2 lugë gjellë miell
2 thelpinj hudhër
2 gota ujë
1 dado viçi
1 lugë gjelle mustardë
150 gr gjizë
150 gr krem kosi ( shmand )
Kripë + piper të zi
Majdanoz
Skuqim kërnacat në një tigan zgare me pak vaj. Në një tigan tjetër shkrimë gjalpin + vajin duke dhe kaurdisim miellin për 3 minuta pa i dhënë ngjyrë. Shtypim hudhrat, i përziejmë pak dhe më pas shtojmë ujin dhe 1 dado viçi për t’i dhënë shije. E lëmë miellin të ziejë për 5 minuta. Më pas shtojmë mustardën, e përziejmë, e lëmë të ziejë për 2-3 minuta. Më pas ulim temperaturën. Shtojmë gjizën dhe kremin e kosit. E lëmë salcën të trashet dhe temperaturën e ulët.
Nëse dëshironi vendosimi në tava balte. Shtojmë salcën, qoftet e më pas i vendosim tavat e vogla në furrë për 10 minuta. Në fund para se t’i servirim i spërkasim me majdanoz. Por mund ta përfundojmë dhe në tigan ku vendosim kërnacat në sipërfaqe. I lëmë në temperaturë të ulët 10 minuta dhe para se t’i servirim shtojmë pak majdanozin.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!