Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka sqaruar sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së termin ‘agjent influent’, me të cilin iu referua kryeminstrit Edi Rama.
Berisha tha se agjentët influentë ndahen në 3 kategori, ata që kanë status dhe firmosin në favor të një fuqie tjetër, së dyti njerëzit që veprojnë me ndërgjegjie dhe pa firmë e së fundmi janë sipas kreut të PD-së personat e padobishëm që vetëm bëjnë deklarata.
Ai theksoi sërish bindjen e tij se deklaratat e Ramës janë me shprehje totalisht në mbrojtje politike të Putinit.
Berisha: Edi Rama në këtë aferë ështës sjellë absolutisht si agjent i Putinit se përfituesi më i madh është Rusia nga kjo aferë. Tani do më lejoni pak, pse unë e them se është sjellë si agjent. Unë konstatova se pati reagime nga analistë, u kërkoj njerëzisht vetëm të hapin dhe të lexojnë çfarë është agjenti influent. Ai që ka një status dhe e përdor pozicionin e tij për të influencuar publikun në politika të caktuara siç i intereson një fuqie tjetër.
Agjentët influentë janë 3 kategori, agjenti që ka një status dhe ka firmosur. Atij i vijnë udhëzimet nëpërmjet një agjenti tjetër. Megjithëse ka shumë gjëra të errëta, qoftë në trungun familjar por nuk e di. Kategoria e dytë janë njerëz që veprojnë me ndërgjegjie pa firmë dhe janë njëlloj me të parën. Lexoni se do gjeni prej tyre që kanë shkuar dhe në gijotinë për veprimin e tyre për firmë por kanë mbrojtur si nazistë kauzat e gabuara. Kategoria e tretë janë idiotët e padobishëm, janë sporadikë. Bën deklarata pastaj është një copë, asgjë…
Të më thotë mua kush se a ka deklaratë më të dobishme për Putin sesa deklarata e Edi Ramës: Mos i bini në qafë Serbisë për të respektuar sanksionet! Po kjo është e qartë si drita e diellit se kujt i intereson kjo deklaratë, pse nuk e bëjnë asnjë nga liderët europianë veç këtij? E bën nga ndërgjegjia apo firma nuk e di. Së dyti, kujt i intereson deklarata e Edi Ramës në Davos: E ndaluat mallin e pisët rus dhe e morët më të keq. Pse nuk e di Evropa?! Në vend të duartrokitet Gjermania që e zeroi eksportin, Rama thotë këtë. A nuk është kjo një shprehje totalisht në mbrojtje politike të Putinit?/
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!