Lajme Arkiva 2005
Kandidimi i mundshëm i ish Presidentit të Republikës, Rexhep Meidani, rrezikon të prishë ekuilibrat brenda Partisë Socialiste.
Njëri prej kandidatëve të përfolur për kryetar partie, Petro Koçi, mund të tërhiqet nga gara elektorale duke dalë publikisht në mbështetje të Meidanit.
Petro Koçi: “Natyrisht që zoti Meidani është një nga këto figura që vlen për t’u konsultuar dhe vlen për të integruar kontributin e tij në zgjedhjet e së ardhmes.”
Ndërkohë grupi i punës ka vendosur t’i propozojë Komitetit të Përgjithshëm Drejtues ngritjen e një bordi kombëtar në kongresin e jashtëzakonshëm prej 7 anëtarësh, të cilët do të kenë të gjitha atributet për të përcaktuar rregullat e zgjedhjes së kryetarit të ri.
Kriteret e kandidatëve për kryetar nuk kanë ndryshuar, ndërsa kompetencat mund të pësojnë ndryshime nëse Komiteti i Përgjithshëm Drejtues miraton strukturën e Forumit Këshillimor prej 15 anëtarësh të kryesuar nga kryetari i nderit, siç flitet për t’i dhënë forumit më të lartë vendimmarrës vendime për çështje të rëndësishme në Partinë Socialiste./tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!