Ajo është një personazh i njohur. Dikur i shpëtoi jetën një 15-vjeçari të pickuar nga gjarpëri.
Infermierja Ruzhdie Xheka vazhdon të na lërë pa fjalë. Kudo dhe kurdo ka nevojë komuniteti ajo është e papërtuar.
Rasti më i fundit ishte kontributi që dha në mjekimin e zjarrfikësve të plagosur nga fikja e zjarreve në Tunjë.
Edhe në këtë rast Ruzhdia dëshmoi se mbetet një grua me vlera të jashtëzakonshme. Largësia nuk u mundësonte zjarrfikësve të ktheheshin në qytet për të mjekuar plagët. pastaj ata duheshin aty për të fikur flakët. Dhe pranë ju qëndroi infermierja heroinë.
"Ajo na qëndroi pranë në çdo rast-tregon shefi i Repartit Zjarrfikës në Gramsh, Ilir Llapushi. Mjekoi plagët e zjarrfikësve dhe na bëri për të gatuar. Nuk gjejmë fjalë falenderimi për këtë infermiere të rrallë".
Janë pikërisht këta njerëzit për të cilët ky vend ka kaq shumë nevojë. Dhe falë Zotit ekzistojnë sërish mes nesh!
Ещё видео!