Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-ndalimi ndaj nënkomisarit të Policisë së Fierit, Festim Lelaj, nën akuzën e organizatorit të trafikut të një sasie prej 2.5 ton drogë në drejtim të Italisë.
Ai bashkë me 7 persona të tjerë akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Lënda narkotike u sekuestrua në Ankona, ndërsa ishte nisur nga porti i Durrësit në janar të këtij viti.
Kamioni me lëndë narkotike drejtohej nga shtetasi Dhimo Koraj, i arrestuar nga autoritetet italiane.
Kohë më parë, janë arrestuar shtetasit Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, ndërsa është caktuar masa e sigurisë arrest me burg edhe për shtetasin Aurel Lazaj.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, policia ka arrestuar shtetasit Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa.
Të gjithë këta shtetas akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Prokuroria:
Një operacion i Prokurorisë për Krime të Rënda përfundoi me ndalimin e disa personave, përfshirë edhe një oficer të lartë policie, i cili konsiderohet në rolin e organizatorit, të dyshuar si përgjegjës për trafikimin e 2.5 ton lëndë narkotike kanabis nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë, ngjarje e ndodhur në janar 2017.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/trafiku-i-25-ton-droge-drejt-italise-urdher-ndalimi-nenkomisarin-e-policise-fier
Ещё видео!