Që nga krijimi i saj në vitin 1991 Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ndodhet përpara shqyrtimit dhe marrjes të një vendimi, të paprecedentë për vendin tonë deri më tani, në certifikimin e votimit nga parlamenti të shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Rezultatin e votimit pro shkarkimit dhe raportin e komisionit hetimor kuvendi ia dërgoi dy ditë më parë Gjykatës Kushtetuese. Top Channel nga burime pranë kësaj gjykate, mëson se ende nuk është hedhur shorti për caktimin e relatorit që është hapi i parë në këtë proces. Sipas ligjit kushtetuesja ka tre muaj kohë nga data e marrjes së shkresës nga kuvendi për ta shqyrtuar këtë çështje.
Ajo që nuk dihet ende ka të bëjë me faktin nëse kjo gjykatë do ta llogarisë si kohë të afatit 3 mujor, muajin Gusht që është një muaj pushimi për institucionet e drejtësisë. Por cilët janë skenarët e mundshëm të asaj që mund të ndodhë në gjykatën më superiore në vend.
Disa juristë me të cilët u konsultua Top Channel shpjegojnë se një prej skenarëve më të volitshëm për kushtetuesen mund të jetë dërgimi tek Komisioni Venecias për një opinion. Në këtë mënyrë anëtarët e kushtetueses heqin nga kurrizi i tyre një përgjegjësi shumë të madhe duke e pyetur Venecian se a konsiderohen shkelje të rënda të ligjit deklarimet e presidentit, sa të shkarkohet.
Nisur nga zgjedhja e anëtarëve të gjykatës kushtetuese, parashikohet që disa prej tyre të mbajnë edhe një qëndrim politik në konfliktin mes presidentit dhe mazhorancës duke mos e votuar nismën e kësaj të fundit. Por nuk përjashtohet mundësia e një aludimi i një roli të pritshëm të ndërkombëtarëve që mund të sjellë një votim nga 5 me 2 deri në 7 me zero, pro shkarkimit. Ndërsa varianti i fundit është që votimi të dalë në 4 me 3. Po përse mund të ndodhë kjo. Kujtojmë që anëtarë të gjykatës kushtetuese janë Vitore Tusha, Sonila Bejtja emeruar nga vetë Presidenti dhe Marsida Xhaferllari e kontestuar nga socialistët gjatë procesit të zgjedhjeve. Ndërkohë anëtarët e tjerë janë Altin Binaj, Fjona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Elsa Toska.
Balancat në gjykatën kushtetuese mund të ndryshojë për shkak se mnë 2 korrik, është afati i fundit për gjykatën e lartë për të dërguar dy anëtarët e fundit të gjykatës kushtetuese.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kushtetuesja#Meta#TopChannelNews
Ещё видео!