Festa e Krishtlindjeve sjell një atmosferë që ndihet në çdo cep të botës, po si ka ardhur kjo vigjilje në Tiranë? Gazetarja e Tv Klan Dorina Halili raportoi nga qendra e kryeqytetit se sonte po zhvillohet një festival me këngë ku performojnë fëmijët e shkollave të ndryshme.
Edhe pse nata e sotme është e veçanta, atmosfera festive nuk ka munguar në Tiranë thuajse gjatë gjithë muajit Dhjetor.
“Nuk kanë munguar koncertet në qendër. Përveç lëvizjeve për blerje të ndryshme, të shumtë janë edhe turistët që kanë ardhur në Shqipëri për të parë edhe tregun e Krishtlindjes apo atraksione të tjera. Prenotimet kanë qenë të shumta për të kaluar festat e fundvitit. Atmosfera festive ka mbizotëruar, që shtohet edhe me zbukurimet në kryeqytet”, tha Halili.
Kjo mbrëmje do ketë edhe Meshën e Krishtlindjeve, që pasohet me drekën e ditës së nesërme. Mesha e shenjtë në kryeqytet do të mbahet në Katedralen Shën Pali, ku besimtarët do ndezin qirinj e do luten për shëndet e gëzim në familjet e tyre.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!