Autoritetet policore angleze kanë prangosur së fundmi një shqiptar, vetëm pak kohë pasi ishte lënë i lirë nga burgu.
Mediat e huaja shkruajnë se i riu shqiptar u kap fillimisht duke kultivuar kanabis në një ambient të mbyllur në Yorkshire, ndërsa u gjet më vonë në Uells, pasi u lirua nga paraburgimi.
Vlera e mundshme e drogës së kultivuar për të cilën ai akuzohet shkonte deri në 200 mijë paund.
Petrit Gasi, 32 vjeç, u arrestua nga policia në një shtëpi bari siç njihen rëndom më 6 korrik, në një banesë dykatëshe që I ishte dedikuar totalisht rritjes së kanabisit.
Në total u sekuestruan 161 bimë kanabisi dhe u gjetën pajisje si ndriçim, ventilatorë dhe mjete të tjera që shërbejnë për rritjen e kultivimit të narkotikëve.
I akuzuari u arrestua dhe u zbulua se ai ishte arrestuar më parë në Doncaster, South Yorkshire, ku kishte punuar si kopshtar në një tjetër shtëpi bari.
Ai tha se kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria në mënyrë të paligjshme.
Ndërkaq, prokurori I çështjes tha se Petrit Gasi kishte kaluar një periudhë të gjatë në paraburgim, por ai u lirua fillimisht pasi një bandë shqiptare kishte paguar një avokat.
32 vjeçari shqiptar u shpall fajtor për akuzën e prodhimit të lëndëve narkotike.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Britani#TopChannel
Ещё видео!