Ka nisur këtë të diel puna për tunelin e Llogarasë. Në kantier ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh se ky projekt tashmë është një ëndërr e realizuar. Po ashtu, kreu i qeverisë shtoi ndër të tjera se kompania që do të ndërtojë tunelin është ndër më prestigjiozet.
Rama shprehu besimin se tuneli mund të përfundojë pak më shpejt se afati i përcaktuar. Po ashtu kreu i qeverisë kishte zgjedhur një simbolikë për nisjen e punimeve duke qenë se bëhet fjalë për tunel dhe duhet të ketë shpërthim për të çarë malin.
Për këtë, Rama kishte menduar që butonin mos ta shtypte vetë ai, por një vajzë, që sipas kryeministrit simbolizon të gjithë rrugëtimin deri në këtë pikë.
“Më vjen shumë mirë që këtë projekt sot këtu në Llogara për ndërtimin e tunelit kemi mundësinë që t’ia besojmë një kompanie që është ndër kompanitë më prestigjioze, kompania ASL nga Turqia, e cila është e njohur edhe për ndërtimin e një prej tuneleve më të gjatë në kontinentin tonë që në një konsorcium ka fituar garën dhe do të sjellë të gjithë eksperiencën e saj dhe atë që kemi parë, kemi pasur rasti ta shohim në ndërtimin e spitalit të Fierit, kapacitetin për të vënë në punë një makineri të tërë, jo vetëm makinerish, por edhe njerëzish me kohë të potë dhe për të dhënë sa më shpejt një vepër që t’i vlejë sa më shumë popullit tonë. Kjo do të jetë një vepër që të gjithë do të krenohemi kur të jetë e përfunduar. Kam besimin që kompania do ta tejkalojë afatin e paracaktuar dhe do ta kemi këtë vepër edhe pak më shpejt se sa 33 muajt për të cilat kompania është zotuar. Shumë faleminderit të gjithëve, dhe ndërkohë ju e dini që, mbase nuk e dini, por dua ta them këtu që nuk pres shirita, nuk besoj te gërshërët, sepse jam shumë i fokusuar tek fundi, jo tek fillimi i punës, por meqë këtë rast nuk është shirit, por është buton dhe meqë dikush duhet ta shtypë butonin, unë kërkova që këtu të ishte bashkë me ne ajo vajza që u bë si ikonë e këtij rrugëtimit, të cilën e pata takuar për herë të parë kur isha në fushatën e vitit 2013. Ishte më e vogël dhe pastaj më pas na ka shoqëruar në këtë rrugëtim dhe i lutem që ta shtypë ajo butonin në mënyrë që ta konsiderojmë të nisur punën për këtë vepër të rëndësishme”, tha Rama.
#TuneliLlogarase #EdiRama
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!