TIRANE - Një grindje brenda familjes ka sjellë si rezultat plagosjen e babait dhe të të birit.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Karl Topia”, ku një grindje mes Gjelosh Ramajt 53 vjeç dhe dy djemve të tij Gramozit 19 vjeç dhe Albanit 25 vjeç për pak nuk është kthyer në një masakër me thika, ku të tre kanë përfunduar me plagë të rënda në Spitalin e Traumës.
Policia deri në mbrëmje nuk kishte sqaruar ende motivin e konfliktit në familjen Ramaj, ndërsa sipas mjekëve gjëndja e tyre në spital është e rëndë por jashtë rrezikut.
Mësohet se ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje por veprimet për sqarimin e ngjarjes e nisi me mbajtjen e kamerave larg vendit të ngjarjes.
Ещё видео!