Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Avokati mbrojtës i Jaho Mulosmanit, i akuzuar si ekzekutori i deputetit Azem Hajdari, dhe i dënuar sot me burgim të përjetshëm është i vendosur të kërkojë pafajësi për klientin e tij. Avokati Vladimir Meçe, deklaroi pak orë pas vendimit të gjykatës së Tiranës, se kjo e fundit nuk arriti të provojë akuzën.
Avokati Vladimir Meçe:- “Për mua ishte deri diku i papritur vendimi i gjykatës. Gjykata kishte shansin e madh, që këtë proces, të quajtur nga të gjithë si procesi i shekullit të demonstronte individualitetin, pavarësinë e saj, profesionalizmin e saj, pa u ndikuar as nga politika dhe as nga rrethana të tjera. Sipas meje, gjykata u bë bashkë-autore e shkeljeve dhe mangësive të lejuara nga organi i procedimit që në fillimin e hetimit të kësaj çështje, duke dhënë në fund një vendim që për mua është krejtësisht arbitrar dhe i pambështetur në prova”.
Dëshmia e të pandehurit Ismet Haxhia, për një plan vrasje ndaj kryetarit të PD Sali Berisha, mund të ketë ndikuar negativisht në vendimin e trupit gjykues të çështjes Hajdari, pohoi avokati Meçe. Së shpejti ai do të ankimojë këtë vendim në Gjykatën e Apelit, ku i pandehuri Mulosmani, mund të japë shpjegimet e premtuara lidhur me vrasjen e deputetit Azem Hajdari.
Avokati Vladimir Meçe:- “Fakti që Jaho Mulosmani kërkoi që të japë deklarime, në seancën e fundit dhe që kjo e drejtë ju mohua nga gjykata, kam frikë që do ta bëjnë Gjykatën e Apelit që të mos e çel gjykimin e themelit mbi ankimin tonë, për Jaho Mulosmanin dhe të pandehurit e tjerë, por mund ta rikthejë çështjen për rishqyrtim nga e para”./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!