#giorgiameloni #pushime #vlore
Pas qindra-mijëra italianëve që janë dyndur këtë vit në Shqipëri dhe dhjetra shkrimeve e reportazheve të mediave prestigjioze italiane, vendin tonë e ka zgjedhur për të kaluar pushimet edhe kryeministrja e Italisë.
Giorgia Meloni mbërriti në Vlorë pasditen e së hënës me tragetin e linjës të nisur nga Brindisi së bashku me familjen e saj, për të pushuar disa ditë në bregdetin shqiptar.
Ajo është pritur në portin e Vlorës nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili më herët e kishte ftuar atë për të vizituar Shqipërinë këtë verë. Meloni ishte shprehur se do të bënte të pamundurën dhe e mbajti premtimin. Masat e sigurisë në portin e Vlorës ishin mjaft të larta duke mbajtur larg kamerat dhe gazetarët.
Meloni është vendosur në vilën qeveritare në Vlorë, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën. Edhe aty është e pamundur të afrohesh për shkak të masave të sigurisë.
Zyrtarisht thuhet se kryeministrja e Italisë do të ketë dhe një takim informal me kreun e qeverisë shqiptare. Ishte vetë kryeministri Rama që e paralajmëroi vizitën e Melonit në Shqipëri gjatë një interviste për median italine “Il Foglio”.
Në serinë e intervistave që kreu i qeverisë shqiptare ka dhënë ditët e fundit për mediat italiane, e ka konsideruar homologen italiane një motër të vogël për Shqipërinë dhe një surprizë të madhe për klubin euroatlantik.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!