Mashtrimi nëpërmjet bursave fiktive vijon të çojë në pranga të rinj shqiptarë.
Policia e Tiranës ka njoftuar këtë të mërkurë arrestimin e tre shtetasve, mes të cilëve administratori i një Call Center në Tiranë dhe dy operatorë në këtë subjekt.
Ata prezantoheshin si agjentë shitje dhe i bindin të huajt përmes telefonit të investonin në bursën fiktive Forex.
Në kërkim është shpallur pronari i subjektit me inicialet A.T, 34 vjeç, ku u finalizua operacioni nga uniformat blu, ndërsa janë sekuestruar 4 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
Operacioni “Last Call” u organizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– D. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti call center;
– E. Ll., 28 vjeç dhe E. A., 23 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Bursa#Fiktive
Ещё видео!