#gjkko #fredibeleri #qeli
Gjykata e Posaçme rrezoi kërkesën e Fredi Blerit për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit si kryebashkiak i Himarës që zhvillohet paraditen e së martës. Avokatët e Belerit kishin bërë kërkesë për një leje për qëllime të veçanta, por ajo është refuzuar.
Kryebashkiaku i zgjedhur kërkoi të merrte pjesë në ceremoni, i shoqëruar nga forcat e policisë dhe më pas të kthehet në qeli. Gjykata vlerësoi se një kërkesë e tillë mund të pranohet vetë në raste vdekjesh, martesash dhe provimesh.
Lidhur me këtë vendim, reagoi Ministria e Jashtme Greke e cila thotë se ky refuzim tregon pa asnjë dyshim, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë Belerin nga marrja e detyrës.
“Si kandidate për anëtarësim në familjen europiane, Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe të drejtën e pafajësisë deri në zhvillimin e gjyqit.’- thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme Greke.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!