Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me RENEA-n edhe ditën e sotme po vijojnë aksionin anti drogë në Krujë. Sipas informacioneve policia ka informacione se në zonë të shumta të Krujës ka kultivim të kanabisit.
Operacioni mësohet se ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Kujtojmë se një ditë më parë 16 persona ranë në pranga e policisë për shkak se akuzoheshin për kultivim kanabisi. Më 30 maj, policia e Shtetit në bashkëpunim me forcat Renea, FNSH-në e Tiranës, Fierit dhe DVP Durrës, kanë finalizuar operacionin e koduar anti-kanabis “Agimi”, në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.
Shërbimet e Policisë njoftojnë se nga kontrollet e kryera është sekuestruar një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë kanabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.
Në pranga kanë rënë: Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, banues në Halil,(babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua laboratori për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjithashtu gjatë operacionit, policia gjeti fidanë kanabis të kultivuar në sera dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan edhe Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu, Erjon Deliu , Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.
Ndërkohë ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës i shtetasve:
E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël. /abcnews.al/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!