Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë shtypi deklaroi se Saimir Tahiri është një nga “peshqit e mëdhenj” dhe se Edi Rama e shiti sot atë për të mbrojtur sipas Bashës, lëkurën e tij.
Në daljen nga selia e PD-së, Basha tha se trafikantët e drogës konfirmuan skemën e blerjes së zgjedhjeve, ndërsa paralajmëroi se të tjera fakte do të dalin në ditët në vijim për ministra të tjerë, pa dhënë detaje më shumë për këtë.
Basha: Provat e hetimit nga antimafia italiane tregojnë se grupi narkotrafikant i drejtuar nga Moisi Habilaj, kushëri i Saimir Tahiri i ka paguar shuma marramendëse. Provat tregojnë se
1400 herë PD e ka denoncuar Saimir Tahirin për lidhjet e tij me organizatat kriminale.
Edi Rama burgosi dhe sulmoi oficerin e antidrogës Dritan Zagani kur ai denoncoi me fakte lidhjet e Tahirit me Habilajt.
Edi Rama e ka mbrojtur dhe e ka quajtur Tahirin bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë dhe ministrin më të suksesshëm.
Sot nuk ka shqiptar të mendojë se Saimir Tahiri ka bërë në kokë të tij.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!