Këto pamje tregojnë rrënojat e një shkolle të bombarduar nga rusët në fshatin Bilohorivka në rajonin e Luhanskut. Dyshohet për mbi 60 viktima, por deri më tani, nga shkolla e shkatërruar janë nxjerrë trupat e vetëm 2 prej tyre. Të tjerët mendohet të kenë mbetur nën rrënoja.
Sulmi ndodhi në orët e vona të së Shtunës. Shkolla kishte një vendstrehim të madh, ku gjatë këtyre javëve të luftimeve kishin gjetur strehë të paktën 90 civilë, siç tha guvernatori i Luhanskut.
Sulmi është një tjetër dëshmi se ushtria ruse, pavarësisht se e mohon, po shenjestron edhe civilë të pafajshëm. Ky rast mund të shtojë ndaj Rusisë akuzat për krime lufte.
Vijon sakaq evaukimi i civilëve nga vendstrehimet e uzinës Azovstal në Mariupol. Ekipet e Kombeve të Bashkuara që po ndihmojnë me evakuimet thanë se 2 ditët e fundit nxorrën nga ato vendstrehime 50 civilë të tjerë, mes të cilëve 11 fëmijë.
Në total, përgjatë 2 javëve të fundit janë evakuuar nga këto vendstrehime rreth 500 civilë. Shumica e tyre janë dërguar në Zaporizhian e kontrolluar nga ukrainasit. Moska pretendon se drejt territorit rus janë dërguar dhjetëra prej tyre.
E teksa rusët bombardojë intensivisht gjithë lindjen dhe jugun e Ukrainës, presidenti Volodimir Zelenski publikoi një videomesazh bardhë e zi, me rastin e ditës së Europës, 9 Majin kur rusët përkujtojnë triumfin ndaj Gjermanisë naziste.
Sipas tij, djalli u rikthye mes ukrainasve me 24 SHKURT, kur rusët nisën sulmin ndaj Ukrainës.
Tv Klan
#rusi
#Ukraine
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!