VLORE - 20 plumba automatiku janë lëshuar mbi tre persona, mes tyre dhe një fëmijë 8-vjeçar, në Vlorë në aksin e njohur si “Transballkanikja” ndërsa aktualisht ata ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën. Report Tv ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të momenteve kur dy personat e plagosur Dritan Bega 50 vjeç dhe Ferdinand Llanaj, 39 vjeç nxirren nga automjeti dhe i jepet ndihma e parë mjekësore në trotuar nga kalimtarët e rastit.
Në automjet ka qenë edhe një fëmijë 8-vjeç, B.Ll, djali i Ferdinand Llanajt, i cili ka mbetur i plagosur. Plagosja e fëmijës është mbajtur e fshehtë nga policia. Në deklaratën zyrtare të shpërndarë nga Policia e Shtetit flitet vetëm për dy të plagosur, Dritan Begaj dhe Ferdinand Llanaj, ndërsa vetëm burimet spitalore kanë konfirmuar se mes të plagosurve është edhe i mituri. Atij i është dhënë ndihma e menjëhershme mjekësore pasi kishte marrë një plumb në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ещё видео!