Sistemi europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria.
Përgjatë javëve të fundit, Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania, vende që kanë importuar fruta nga vendi ynë, kanë refuzuar në kufi pas analizave prodhimin shqiptar. Mandarinat rezultojnë me mbetje të disa substancave të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara për tregtim në BE.
Konkretisht, mbetje të larta të pesticideve chlorpyrifos dhe phosmet, që si efekte anësore kanë ndikimin në zhvillimin e trurit tek fëmijët, çrregullime të sistemit nervor dhe atij endokrin, si dhe rritjen e rrezikut për sëmundje të zemrës dhe kancer.
Pavarësisht se sinjalizimi i konfirmuar edhe nga Komisioni Europian është bërë në datat 29 Nëntor dhe 11 Dhjetor të këtij viti, nga Ministria e Bujqësisë dhe institucionet e kontrollit ushqimor në vend nuk ka një lajmërim zyrtar mbi sigurinë apo tërheqjen nga tregu të këtyre produkteve.
Mbetjet e pesticideve rezultojnë nga analizat 3 deri në 12 herë më të larta nga sa lejojnë rregulloret europiane, të ndryshuara që prej Shtatorit të vitit të kaluar.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Mandarinat#BE#TopChannelNews
Ещё видео!