Duke nisur nga kjo e martë, 4 Janar, është zyrtarisht në fuqi vendimi për certifikatën e vaksinimit, si një detyrim për të gjithë punonjësit në supermarkete, qendra tregtare dhe në administratën publike.
Marketet në kryeqytet kane pothuajse gati dosjet e vaksinimit, në të cilën te gjithë punonjësit kanë detyrim të dorëzojnë vërtetimin se i kanë marrë dozat e vaksinës anti-Covid apo një dëshmi shërimi. Kjo është e vetmja formë për të vijuar normalisht aktivitetin e tyre nen masat anti-Covid.
“Nuk ishte një proces i vështirë duke qenë se që nga njoftimi ne kërkuam nga punonjësit që të na sillnim certifikatat e vaksinimit dhe tashme kemi bërë dosjen”.
Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë të gjithë ata punonjës që nuk kanë një certifikatë vaksinimi duhet të paraqesin dëshminë e lëshuar nga e-Albania që vërteton shërimin nga Covid-19. Kjo certifikatë ka një afat prej 6 muajsh! Ndërsa cilido që nuk është i vaksinuar, duhet të paraqesë çdo pesë ditë përgjigjen e testit për të dëshmuar që nuk është mbartës i virusit. Përjashtim nga ky urdhër bëjnë vetëm ata persona që kanë një dokument mjekësor për mospalikimin e vaksinës.
Tv Klan
#pasaportaegjelber #rashelashehu #ligjiperpasaportenegjelber
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!