TIRANE - Një pjesë e banorëve të "Unazës së Re" kanë dalë edhe këtë të premte për të protestuar kundër zgjerimit të “Unazës së Madhe”. Duke u futur në ditën e 34 të protestës, banorët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë të cilat do të preken nga ky projekt, që sipas tyre, është i paligjshëm. Ata janë mbështetur edhe sot nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe deputetë e militantë të opozitës.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa iu referua materialeve të publikuara në emisionin "Të Paekspozuarit" të cilat ngrenë dyshime për falsifikimin e dokumenteve në SHBA nga kompania fituese "DH Albania shpk" e lotit të parë të Unazës së Madhe, u shpreh se projekti nuk është asgjë tjetër veçse skemë vjedhjeje e pastrimi parash. Por teksa Basha fliste për mediat, pak metra më tej fadromat e IMT-së vijonin të shembnin banesat e liruara vullnetarisht nga banorët.
Ещё видео!