Lajme Arkiva 2005
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në veri të vendit ku vizitoi komunën e Kthjellës në Mirditë, në Milot dhe Mamurras.
Vizitën e parë kreu demokrat e zhvilloi në komunën e Kthjellës, ku prej 1990-tës nuk është pranuar si kryetar komune asnjë socialist. Në këtë komunë opozita kandidon Gjovalin Prengën. Pas mitingjeve lideri demokrat u ndal në disa dyqane ushqimore.
“Kam dhënë me veresi të gjithë katundit kush ka kërku, kam dhënë sa kam pas mundësi.”
“20% e fshatit këtu vijnë e falin te kjo për tana, ne e falënderojmë se na ka respektu krejt katundin, këtë fshatin tonë kjo e ka mbajt gjallë në këmbë. Dhe ka një listë të madhe, ka një listë të madhe që mund të them që kjo zonja sikurse punon dhe sot 5 vjet ato para s’ka për t’i marr veçse...”
“Ka katër vjet që s’i kam marrë.”
Sali Berisha: “Ne njëherë së pari do të ulim 70% TVSH-në e të gjitha ushqimeve. Do t’jua përgjysmojmë taksat që javën e parë të qeverisë të gjithë biznesit të vogël.”
Në vijim ai shpjegoi edhe arsyet sipas tij të kësaj gjendje katastrofike. Ai premtoi se do të shkatërrojë monopolet, duke vendosur liri në tregun ushqimor dhe si pasojë çmimet do të jenë më të ulëta.
“Unë si tregtar tashmë nuk po i përballoj dot më këto. Këto janë veresitë e mia të bukës. Unë do ju jap edhe emrin edhe e verifikojmë në qoftë se kjo nuk është e vërtetë. Tani jam unë tani borxhli.”
Vizita e radhës ishte në një dyqan ushqimor në Mamurras, ku edhe këtu Berisha konstatoi që shumë njerëz i marrin ushqimet me listë.
“Na mbyti policia me tatime, me taksa, me gjoba përditë. Minutë për minutë gjoba. Ku kemi lekë, s’kemi bukë të hamë. Këto kriminela...”
Kryetari i selisë blu, i shoqëruar dhe nga Sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode, prezantoi kandidatët Nuri Hasi, Omer Stringa dhe Hyqmet Lleshi në zonat elektorale 52, 53 dhe 56 në Elbasan.
Lideri i opozitës deklaroi se përballë Hyqmet Lleshit kandidon një nga kockat mafioze të qeverisë së Fatos Nanos. Sipas tij Valentina Leskaj meriton të akuzohet, ndërsa në zonën 52 Berisha tha se elbasanasit do të votojnë për profesor Stringën që Taulant Dedja mos të marrë mandat deputeti për t’u mbrojtur nga krimet e tij.
Sipas Berishës Dedja është mbështetës i monopoleve, krimit dhe i qeverisjes së klikës së Fatos Nanos.
Sali Berisha: “Koha e varfërisë ka marrë fund. Koha e korrupsionit ka marrë fund. Premtimi ynë është Elbasani zonë e lirë, përgjysmimi i taksave të biznesit të vogël, kredi për të gjithë qytetarët e Elbasanit që duan të derdhin biznese të vogla. Ne angazhohemi të shndërrojmë Elbasanin dhe Shqipërinë në vendin më të hekë të investimeve të huaja me euron. Për të krijuar vende pune ne do shkatërrojmë monopolet.”
Të njëjtat akuza kryetari i Partisë Demokratike i përsëriti edhe për kandidatin socialist, Durim Hushi. Në mitingun në sheshin “Demokracia”, për të mbështetur kandidatin e Partisë Demokratike Nuri Hasa, shefi i opozitës tha se deputetët e Partisë Socialiste duhet të ikin nga skena politike me votën e 3 Korrikut për të filluar ndryshimin e madh./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!