BALLSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen "5 Shkurti” në Ballsh, ku nje 35-vjecar ka plagosur me armë zjarri ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën e tij.
Edmond dhe Ludmilla Xhaferaj, 53 dhe 52 vjeç kanë marrë disa plumba në trup dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Autori para një viti ka qenë i martuar me vajzën e bashkëshortëve Xhaferaj, ndërsa në momentin e sherrit ka qenë edhe ajo e pranishme.
Ish-dhëndri Lulzim Sina 35 vjeç, i cili jetonte ne SHBA ka shkuar ne banesën e çiftit dhe pas debatit mes tyre, Edmondi i ka hequr maskën por ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim te bashkëshortëve.
Ещё видео!