Jo vetëm pastërtinë e ujit dhe komoditetin, por Green Coast në Palasë ofron mbi të gjitha edhe një ambient të sigurtë për pushuesit e të gjitha moshave.
E ndërsa ky sezon, ka treguar se jo të gjithë kanë ofruar kushtet e domosdoshme të sigurisë, plazhi në Green Coast është nga të paktët i pajisur me të gjithë infrastrukturën dhe sinjalistikën e nevojshme, që pushuesit të ndihen të sigurt.
Në kullat e vrojtimit jo vetëm që nuk mungojnë vrojtuesit e trajnuar, por ato janë të pajisur me të gjitha mjetet e ndihmës së shpejtë dhe mjetet e shpëtimit për çdo rast.
Natyrisht që një nga detyrat e vrojtuesve është edhe ajo për të vendosur sinjalistikën e duhur në mënyrë që pushuesit të jenë të informuar në çdo kohë për rrezikun që mund të vijë nga deti i trazuar.
Puna e vrojtuesve konstaton jo vetëm që të ofrojnë ndihmë në det, por edhe jashtë tij.
Kullat e vrojtimit në plazhe kanë qenë gjithmonë problematike sa i përket prezencës së sigurisë ndonëse këtu gjithçka është gati për të siguruar jetën e pushuesve.
Green Coast është plazhi i parë në Shqipëri që është certifikuar me flamurin blu, i cili i jepet të gjithë atyre që ofrojnë, jo vetëm plazhe të pastra, por edhe të sigurta.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!