Çadrat e para po hapen në plazhin e Shëngjinit. Vizitorë vendas por edhe qytetarë të Kosovës nisën të frekuentojnë bregdetin.
Operatorët turistikë në Shëngjin po e shfrytëzojnë maksimalisht momentin. Janë të bindur se me përmirësimin e shërbimeve do të zgjatet edhe sezoni turistik.
Bashkia e Lezhës parashikon të tjera ndërhyrje gjatë kësaj periudhe. Do të ketë shtim të punonjësve të shërbimeve në zonat turistike jashtë parashikimeve të bëra, dhe kjo duke iu referuar interesimit në rritje të vizitorëve e turistëve.
Ещё видео!