Arkiva Lajme - Tv Klan 1999
Gazetari:- Zoti Nano me ç'monedhë do i përgjigjeni atyre që s’morën pjesë në këët festë, aleatët tuaj të dikurshëm?
Fatos Nano:- “Është një simptom sëmundjeje që nuk do duroja dhe nuk do dëshiroja të kthehej në kronike. Shenjë mbyllje nëpër zyra dhe kur të zgjedhurit nga populli mbyllen nëpër zyra I takon popullit të hapi dyer me vërtik”.
Gazetari:- Çfarë do u këshilloni ature që janë në pushtet në qeveri dhe që duan të marrin pushtetin Brenda Partisë Socialiste?
Fatos Nano:- “Nuk mund ta bëjnë apo ta ribëjnë këtë pa Vlorën”.
Gazetari:- Kur do e kërkoni ju Kongresin? Cili do të ishte afati më i përshtatshëm?
Fatos Nano:- “Unë nuk ngutem për të bërë ceremonira apo mbledhje forumesh formale. Megjithatë s’ka asnjë ditë për të humbur më. Unë kam hyrë në procesin politik të Kongresit dhe të gjithë socialistët jamë i sigurt që brenda dy muajsh do ta realizojnë atë”.
Gazetari:- Si do veproni ju kur të vini në krye të Partisë ndaj qeverisë aktuale, Majko dhe shokëve të tij?
Fatos Nano:- “Do të ketë analiza serioze e ndryshimet e nevojshme në mënyrë që qeverisja e socialistëve të mos privatizohet nga askush. Elektorati vazhdon të më kuptoj dhe vazhdon të besoj që vetëm me mua mund të krijohen më shumë para”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame
Ещё видео!