Shtatë vite burg për ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski, 1 vit e tre muaj për Sasho Mijallkovin dhe 1 vit burg për Orce Kamçevin. Këto dënime i shqiptoi sot Gjykata Penale lidhur me lëndën "Parcelat në Vodno" ku ish-Kryeministri në arrati akuzohet për larje parash, përvetësim dhe fshehje të pasurisë.
Dy të dënurit tjerë janë Risto Novaçevski dhe Nenad Josifoviçi, të cilët akuzohen me dy vite burgim me kusht, të cilin dënim nuk do ta vuajnë nëse nuk kryejnë vepra të tjera penale brenda 5 viteve.
Gjykata solli vendim edhe për konfiskim të pronave në fjalë. E pakënaqur me vendimin e gjykatës ishte prokurorja e lëndës Lile Stefanova, ajo tha se është e kënaqur vetëm me vendimin për konfiskim, por sa i përket dënimeve me burg theksoi se nevojitej dënim më i lartë.
Sipas pohimeve të Prokurorisë në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2012-të, me para nga anëtarësia dhe donacionet partiake të VMRO-DPMNE-së janë blerë parcela në vende atraktive në Vodno.
Sipas aktakuzës, Gruevski në periudhën nga 2006 deri në 2012, një pjesë të donacioneve për financim të partisë i ka pranuar personalisht dhe nuk i ka treguar si donacione të pranuara për në raportin financiar të partisë.
Në këtë mënyre ai dyshohet se ka përvetësuar më së paku 1.300.360 Euro ose 79.972.140.00 Denarë. Pas kësaj, në periudhën nga Tetori 2012 deri në Shtator të 2013, ata para i ka lëshuar në treg duke blerë banesa, toka në Vodno përmes firmës degë të firmës Belize, drejtues i së cilës ka qenë familjari Risto Novaçevski.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!