#saliberisha #erionveliaj #ilirmeta
Kandidati socialist për një mandat të tretë në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj në takimet në Njësinë 7 në kryeqytet u kërkoi banorëve të votojnë atë parti që ka treguar se punon për qytetarët dhe jo për atë që financohet me paratë ruse.
“Kur shikoj ata që paguajnë 100 mijë Euro stadiumin, ndërkohë flasin për varfërinë dhe të nxjerrin sytë për tërmetin dhe për pandeminë, pa bërë dhënë një pjatë supë apo një pako ushqimore me lekët që u vijnë nga Rusia. Ata kanë hallin e tyre. Halli i tyre është se Saliu është non grata. Imagjinoni njeriu më i fuqishëm i Shqipërisë sot nuk shkon dot deri në Rinas. Iliri ka hall tjetër. Halli i Ilirit është se ka dalë fuksi i lagjes.”
Turi i Veliaj vijoi në Njësitë 3 dhe 6 të Tiranës, ku reagoi edhe për projektet e opozitës për trafikun rrugor.
“Flasin këta për trafikun në Tiranë. Po pse e bllokuan tre vjet Astirin? Me gishtat përpjetë tre vjet, mban njeri përgjegjësi? Është shumë kollaj të thuash pse nuk e bëre. Po ti që pengove a ke një përgjegjësi?”
Veliaj theksoi se “Tirana dhe Kombinati është më i pastër dhe sot ajo reja kancerogjene që lëshohej nga djegia e mbetjeve në zonën e Sharrës nuk është më mbi kokat tona”.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!