Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe më shumë se 400 janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 6.7 ballë që goditi bregun jugor të Ekuadorit, rreth mesditës së të shtunës. Epiqendra e tërmetit ishte afër Balaos, rreth 80 km nga qyteti i dytë më i madh i Ekuadorit, Guayaquil, ku jetojnë rreth tre milionë njerëz.
Autoritetet raportojnë se provinca jugore El Oro ishte më e prekura nga tërmeti, teksa raportohet se aty kanë humbur jetën 12 njerëz dhe janë dëmtuar dhjetra ndërtesa.
Machala dhe Cuenca ishin gjtithashtu ndër qytetet që pësuan dëmtime në ndërtesa dhe automjete, pasi shërbimet e urgjencës nxituan për të ndihmuar njerëzit.
Tërmeti u ndje edhe në Perunë fqinje, teksa në fshatin kufitar Tumbes, humbi jetën një vajzë 14-vjeçare, e cila u zu nën rrënoja nga shtëpia që iu shemb.
Presidenti Guillermo Lasso I bëri thirrje popullit për qetësi, ndërsa zyrtarët kanë dalë në terren dhe po vlerësojnë dëmet. Ai gjithashtu vizitoi një spital në qytetin e Machala për t'u takuar me disa nga të plagosurit.
Ndërkohë, në qytetet e prekura nga tërmeti, janë bllokuar apo shembur edhe disa rrugë, duke krijuar vështirësi të mëdha edhe në qarkullimin e automjeteve.
Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Ekuadorin që nga viti 2016, kur rreth 700 njerëz vdiqën dhe mijëra të tjerë u plagosën.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Tërmet#TopChannel
Ещё видео!