Gjykatat e Apelit në rrethe do të mbyllin dyert në 31 janar të vitit të ardhshëm, moment kur i vetmi vend ku qytetarët mund të drejtohen për të apeluar vendimet e shkallës së parë është Gjykata e Apelit e Tiranës në bulevardin “Zhan D’Ark”, e cila do të ketë tashmë një juridiksion të përgjithshëm.
Por, çfarë do të ndodhë me dosjet që presin gjykim në apelin e Durrësit, Gjirokastrës, Korçës, Shkodrës dhe Vlorës? Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, të gjitha çështjet gjyqësore do të tranferohen në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku do të rindahen me short elektronik, në përputhje me kriteret e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Për ato dosje të cilat kanë filluar shqyrtimin në gjykatat e apelit të rretheve, por që mbeten përgjysëm për shkak të ristrukturimit të hartës gjyqësore, është vendosur që të mos i nënshtrohen rindarjes me short, por të vijojnë të shqyrtohen nga të njëjtët gjyqtarë.
Nga vendimi për tkurrjen e hartës së gjyqësorit preken edhe magjistratët e punësuar në gjykatat e vendit. Megjithatë sipas vendimit gjyqtarët e emëruar në një pozicion të përhershëm në gjykatat e apelit në Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër dhe Vlorë, do të transferohen në Tiranë.
Ndërkohë, kryetari i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm do të zgjidhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, sikurse parashikon ligji. Deri në momentin e zgjedhjes, kompetencat do të ushtrohen nga zëvendëskryetarja e gjykatës së apelit të Tiranës, Valdete Hoxha, e cila do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit të saj tre vjeçar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Dosje#Gjyqësore
Ещё видео!