Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pritet të vizitojë së shpejti vendin tonë. Burime bëjnë me dije se vizita zyrtare pritet të zhvillohet në datat 4 dhe 5 shtator, apo thënë ndryshe duke nisur të hënën e parë të shtatorit.
Vizita e kryetares së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani në Tiranë, do të jetë me ftesë të homologut, Bajram Begaj dhe do të pritet me ceremony shtetërore.
Kjo vizitl vjen pas vizitës që Presidenti Begaj zhvilloi në Kosovë.
Teksa nga kjo vizitë na ndajnë pak më shumë se një javë, stafet e dy presidentëve nuk kanë bërë ende asnjë detaj publik nga axhenda dhe takimet e mundëshme. Kësisoj nuk dihet nëse Presidentja Osmani do të ketë një takim me numrin një të qeverisë Edi Rama apo jo.
‘Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të presë me ftesë të tij për një vizitë shtetërore në Tiranë Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Vizita do të zhvillohet në datat 4-5 shtator 2023. Për detajet e axhendës do të njoftoheni në vijim”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Osmani#Kosove
Ещё видео!