Familjarët e Ervis Martinajt ankimuan në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e sekuestrimit të 34 pasurive nga SPAK, duke kërkuar lirimin e tyre.
Ankimi u dorëzua nga avokati Mirash Martini, i cili përfaqëson familjen e Ervis Martinajt, ndërsa kërkesa e tyre do të shqyrtohet nga gjyqtarët Dhimitër Lara, Nertina Kosova dhe Florjan Kalaja.
Në 23 janar të këtij viti, SPAK me vendim gjykate bllokoi në kuadër të një hetimi pasuror ndaj Martinajt, një kazino që ishte 100 përqind në pronësi të tij, si dhe disa shoqëri aksionere në emër të tij dhe familjarëve.
Gjithashtu në sekuestro u vendosën edhe 5 automjete luksoze, toka, troje dhe ullishte, si dhe apartamente dhe llogari bankare në Kurbin, Tiranë, Fushë-Kuqe dhe në Dhërmi.
Martinaj është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen Plumbi i Artë, ku sipas vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, që është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, Martinaj është porositës i një vrasje të parealizuar dhe ka siguruar kushtet dhe ofruar paratë për finalizimin e saj.
I shumëkërkuari i SPAK, gjithashtu është në qendër të një hetimi tjetër nga Prokuroria e Kurbinit, që po tenton të zbardhë prej muajit gusht zhdukjen e tij të denoncuar nga familjarët, 3 muaj pasi u shpall në kërkim.
Hetimet për zhdukjen e Martinajt ende nuk kanë dhënë përgjigje për fatin e tij.
Tv Klan
#ervismartinaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!