Më shumë se dy orë ka zgjatur takimi i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me kryeministrin Albin Kurti. Lajçak i cili ishte i shoqëruar edhe nga këshilltarët e presidentit të Gjermanisë, Olaf Scholz, e atij të Francës, Emmanuel Macron pas takimit tha se me Kurtin kanë diskutuar se si ta çojnë dialogun përpara duke mos dhënë detaje të tjera.
“Diskutuam për më shumë se dy orë me kryeministrin Kurti për dialogun dhe rreth asaj se si ta qojmë procesin përpara. Ishte një diskutim i rëndësishëm dhe besoj se mund ta kuptoni se nuk mund t’i bëjmë të ditura detajet”.
Lajçak pas Prishtinës udhëtoi menjëherë për në Beograd ku së bashku me këshilltarët e Scholz dhe Macron zhvilluan një takim me Presidentin Aleksandër Vuçiç. Në një postim në rrjetet sociale, pas këtij takimi Vuçiç tha se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.
Vizita e Lajçak dhe dy këshilltarëve gjerman dhe francez vjen pak javë para se të nisë zbatimi i vendimit të qeverisë për të mos lejuar qytetarët serbë të Kosovës të qarkullojnë me targa serbe.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!