Britania e Madhe pritet të vendosë një regjim të njëjtë sanksionesh për njerëzit e përfshirë në korrupsion e krime siç e kanë SHBA, procedurën e Non Gratës.
I dërguari i Posaçëm i Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach, në një opinion të publikuar këtë të enjte bën publike këtë inisiativë që do të marrë Mbretëria e Bashkuar për krijimin e një regjistri të ri subjektesh jashtë territorit të saj që do të bazohet mbi aktin e krimit ekonomik.
“Ne si Mbretëri e Bashkuar po intensifikojmë përpjekjet tona për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Mbështetur mbi regjimin tonë të Sanksioneve Globale Antikorrupsion ne kemi listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën. Një regjistër i ri i subjekteve jashtë vendit do të krijohet mbi aktin e krimit ekonomik, që u kërkon të gjithë atyre që fshihen pas kompanive të huaja dhe që zotërojnë prona në Mbretërinë e Bashkuar të bëjnë publik identitetin e tyre.”
Mesazhi që Sir Peach përcjell në emër të Mbretërisë së Bashkuar është se askush nuk do të mund t’ju ikë pasojave nëse janë të përlyer në afera krimi e korrupsioni dhe se do e kenë të pamundur të hyjnë në territorin britanik nëse provohen këto vepra.
“Promovimi i krimit dhe korrupsionit, qoftë në Ballkanin Perëndimor apo gjetkë nuk do të jetë pa pasoja dhe ju nuk do të jeni të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar. Individë të tillë dëmtojnë shoqërinë dhe shtetin e tyre. Qoftë përmes sanksioneve, masave ndaj emigracionit apo politikave të mosangazhimit, Mbretëria e Bashkuar do të veprojë për të çrrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar.”
Peach njofton po ashtu se këtë javë, Anglia ka ndërmarrë veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë në lidhje me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara. Ai paralajmeron se kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë por sipas tij detajet e këtyre veprimeve nuk mund të bëhen gjithnjë publike.
Tv Klan
#britani #nongrata #stuartpeach
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!